Paloka: Rama s’mund t’i realizojë reformën në drejtësi dhe atë të pronave në shtator
Reforma në drejtësi dhe cështja e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk mund të mbyllen në shtator, sikundër ka deklaruar Kryeministri Edi Rama.
Deklarata vjen nga Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka, sipas të cilit këto dy reforma madhore, që kushtëzojnë edhe procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të bëhen shkel e shko.
Për Nënkryetarin e PD-së askush nuk kërkon sot ligje për numur, , por ligje që gjejnë zbatim në vend.
Madje, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka deklaron se Qeveria me projektligjin e ri po kërkon ta mbyllë pa zgjidhje cështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Paloka pohon përgjegjësitë e qeverisë së demokrateve që nuk e çuan deri në fund kthimin dhe kompensimin e pronave.