Paloka: Rama u neverit për çmimin Nobel ndaj Handke, por shtrëngon duart me ish-ministrin Millosheviçit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për “Shengenin Ballkanik”, duke e quajtur atë si një marrëveshje antishqiptare.
Paloka, përmes një postimi në “Facebook” teksa sulmon Ramën, pohon se kryeministri në një kohë kur deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke, shtrëngon duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit.
“Jo thjesht hipokrizi, po poshtërsia e radhës!
Rama deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrënguar duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit në një marrëveshje antishqiptare…!”, shkruan Paloka.