Paloka, Ramës: Fryrjen në SHBA, ta mbylli Shullazi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, iu përgjigj sot në Kuvend kryeministrit Edi Rama për çështjen e Emiljano Shullazit.

“Pa Shullazët dhe ata që blejnë votat, ky nuk fiton. Për këtë arsye i duhet Shullazi. Nuk është çështja e universitetit apo e një rektori, është koncepti i tij për zgjedhjet. E bëri edhe në Korçë, dy muaj pasi kishte ardhur në pushtet. I kishte zgjedhje të fituara, por kjo nuk e ndaloi të vidhte. Zgjedhje me këtë kryeministër nuk ka dhe nuk do ketë”, apeloi Paloka.

Duke shtuar se “fryrjen në SHBA ia mbylli Shullazi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erdhi dhe nuk fliste më për Obamën, se nuk e linte Shullazi. Ia mbylli gojën Shullazi. Kujt do t’i flasë, kur dje doli ambasadori dhe tha më në fund u bë ajo që duhej të bëhej prej kohësh, u arrestua kapomafia. Tre ditë nuk ia përmendën emrin”, shtoi kreu i deputetëve demokratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga ai vend ku ishte i erdhi edhe akuza se është më i korruptuari. Ish-zëdhënësi i Pentagonit ka më shumë personalitet se kryeministri”. Sa për 2017-ën, sa do që të mbledhësh si ai që ke brenda, fundin e atij do kesh”, përfundoi Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?