PALOKA-RAMËS: JE MË I SHPIFURI I SHPIFARAKËVE, RAMA: KE MËSHIRËN TIME

 

Shpërthen në Parlament ndaj Edi Ramës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Paloka e ka quajtur Ramën ''hipokrit'', ‘’mashtrues’’ dhe ‘’shpifës’’. Komentet janë bërë në foltoren e Kuvendit, ku Paloka i ka kujtuar Ramës, regjistrimin audio publikuar nga Berisha në lidhje me një mbledhje të Ramës me disa persona ku kërkonte sukses në zgjedhje. Rama e ka komentuar këtë regjistrim, si të bërë në një mbledhje në Shkodër, ku kishte mbledhur drejtora që i përkasin PS-së dhe jo gjithë drejtorat e administratës. Në përplasjen mes Palokës e Ramës ka ndërhyrë Meta, duke komentuar kandidatin e LSI-së Hasan Halilajn në Kukës. Meta i ka thënë deputetit Flamur Noka se Halilaj i ka ikur nga partia 2 muaj para zgjedhjeve si dhe i ka kujtuar abuzimet me ujësjellësin në Kukës.

Debati i plotë

Paloka:Tregon se si ky hipokrit i pafytyrë, që u jep urdhra drejtorëve të administratës jo të bëjnë fushatë, jo pjesë në mitingje por të vjedhin votat e shqiptarëve. Janë mashtrime, shpifësi kur doli pjesa e parë, më i shpifur i shpifarakëve e mashtruesi më i neveritshëm. Se aty kishte drejtorë fushate. Kë të besojmë Ilir Metën që ishin drejtorë administrate, apo Ramën që thotë drejtorë fushate.

Si mund t’i marrin votat kur këtyre u ka dalë boja, u kanë nxjerrë edhe atyre drejtorëve bojën. Nuk bëhet fjalë të shkohet shtëpi më shtëpi, por për të blerë votat e shqiptarëve. Dhe thotë se ne shpifim, ne jemi mashtrues. Edhe kur doli miku i tij Mero Baze i publikoi fotot, tha nuk është e vërtetë, mohoi çdo gjë edhe kur ishte lakuriq para shqiptarëve. Nuk janë zgjedhje politike thotë, mos votoni kundër nesh, mos e shprehni revoltën, prisni dhe 2 vjet. Votoni për Erjonin, për Hasanët.

 

Meta: Të gjitha provat ju lutem çojini në Prokurori. Ore të rejat, jo të vjetrat, ne iu mbështesim. Edhe ata të Ujësjellësit të Kukësit që vodhën lekë, që s’ka ujë Kukësi. Hasani të iku 2 muaj para zgjedhësve, kur t’i ishe ministër i Brendshëm dhe ai tjetri kryeministër. Ju nuk iu intereson të luftoni korrupsionin kur jeni në qeveri.

 

Rama: T’ia japim gjithë mirëkuptimin parafolësit, që ka mëshirën time si një qenie që del para gjykatës dhe thotë e drejta e shpifjes është e drejtë e njeriut. Për këtë punë e mbajnë se gjë tjetër nuk ka bërë në jetën e vet. Nuk ia vlen të merrem me një njeri që është mishërim i të drejtës së shpifjes si plot të tjerë këtu.

Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët që t’u themi, tani ju shteti jeni partia, ne partia jemi shteti, ju duhet të mbushni kutitë tona. Në mbledhjet tona janë edhe drejtorët e administratës që nuk vinë aty se janë drejtorë, por se janë pjesë e PS-së. Në Shkodër, para se të shkonim në takimin prezantues me kandidaten, ne kemi patur një vizitë në një nga sektorët e suksesshëm të administrimit dhe aty drejton një djalë, i cili quhet Flaurs Shoshi, që e keni vendosur ju, po e kemi mbështetur se është një menaxher i shkëlqyer. Mund ta pyesni, a ishte në mbledhje me strukturat apo jo, si dhe çdo drejtor që ka ardhur më pas që nuk është pjesë e PS-së. Në takime ne nuk i ndajmë kush është drejtor, asnjëherë kurrë për të vjedhur votat, por për t’u kërkuar në bazë të organizimit që kemi ne, se e keni parë si dilni nga ne, e do ta shikoni në 21 qershor. Kjo është puna jonë. Pyesni atë të drejtorisë së Durrësit, nuk ishte se nuk është pjesë e PS-së.

Ju siguroj se koha kur nxënësit përdoreshin për të mbushur sheshet, kur mbusheshin sheshet, kur drejtorët pavarësisht përkatësisë merrnin gjithë shkollat dhe i sillnin në fushatë, ka vdekur. Do merret masë e menjëhershme. Jeni peng i dikujt që thotë bëj sikur nuk kupton se po kuptove, ike.

Unë iu siguroj se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me cënim të çfarëdolloj, të cilitdo aktivitet të partisë tuaj dhe të tjerave do trajtohet me përgjegjësinë maksimale. Pa pikë turpi nxirrni Pandeli Majkon me atë djalin, kur policia e ndaloi menjëherë., Policia e bëri se nuk merr urdhra nga ne dhe nuk ndaloi punën kur ka fushatë. Aaa policia nuk na dëgjoi kur japim urdhra? Lodhja është ngjitëse, i mbilodhuri po iu lodh. E rëndësishme është që ne jemi në drejtimin e duhur, kush nuk e kupton këtë le të vazhdojë në drejtimin e gabuar.

 

Berisha: Skam përdorur kurrë asgjë private të asnjë njeriu, regjistrim, foto apo ndonjë gjë tjetër. Privatësia është privatësi, dhe unë nuk ia prek njeriut. Por kjo nuk është privatësi, këtu kemi të bëjmë me një gjë tjetër, një proces të cilin mazhoranca e ka filluar me kriminelë dhe akte kriminale si në Durrës dhe në Kolonjë. Është jonormale të akuzosh se e bëri Edi Rama, por s'mund të akuzosh kurrë Edi Ramën kur nxjerr banditët e tij dhe thotë se banditi qëlloi xhaxhanë e vetë.

Edi Rama të dënojë ngjarjen në Kukës. Një copë bandit me uniformë që mbush revolen në kundërshtim me ligjin, policia përsëriti në mënyrën më banale të turpshme, atë që tha Ramiz Alia për studentët, ja morën revolen studentët. Edhe këta atë deklaruan, donin t'ia merrnin revolen qytetarët.

As edhe një presje nuk kam manipuluar nga rregjistrimi. Vetëm figurën i kam hequr. Ata që e kanë regjistruar bravo u qoftë, se i kanë shërbyer vendit të vet.

Ky regjistrim do shkojë në çdo zyrë të Europës dhe botës. A e dini ju që dje i kanë kontrolluar qytetarët deri sa i kanë zhveshur për të hyrë në Durrës në mbledhjen e PS. Të gjithë në 22 qershor do keni një fat, fatin e Hasanit. Të gjithë do jeni Hasan!

 

Paulin Stërkaj: Berisha, ky paska qenë cikli. Po na shërben ne. Kryeministri tha 11 drejtora, por unë po them se ishin 12. Të gjithë të PS-së. Çfarë nuk janë socialista e janë specialista ne i kena lanë në punë. Ka mundësi që Keti Bazhdari do jetë kryetare bashkie në Shkodër. Ka shumë vite që Shkodra qeveriset nga demokratët. Me Veriun keni lujt! S'i keni arkëtu fatura elektrike. I keni thënë me dhjetra herë u kena fal faturën.

SHKARKO APP