Paloka-Ramës: Përgatitu mirë për gjyqin, bëj dhe testin e drogës
Pas akuzave që kryministri Edi Rama i bëri opozitës për mbështetje ndaj krimit dhe për dënimin me ligj të çdo shpifjeje.
"Do kërkojmë dënimin me ligj për shpifje për shkak të detyrës dhe po me ligj ne do të saksionojmë si të pashmangshëm detyrimin e prokurorisë për të vepruar menjëherë për të hetuar mbi një akuzë. Në mars kam personalisht një gjyq me ju të dy"- , tha Rama duke iu drejtuar Arben Ristanit dhe Edi Palokës.
Pas tij kreu i Grupit Parlamentat i PD-së, Edi Paloka iu përgjigj Ramës duke i thënë:
Të përgatitet për gjyqin, të sjell tabulatet e telefonave, të përgatitet se do paraqiten dokumenta të qëndrimeve të huaja ku janë përgjuar telefonat, të përgatit të bëjë ekspertiza fotosh për lidhjet e tij, të përgatitet të japë përgjigje… Testin e drogës duhet ta bënte sot. Le ta bëjë ta marrin vesh shqiptarët pse flet nga një orë e gjysmë dhe fillon e i dridhen duart .
Sipas Ramës jemi ne ata që i japim zemër krimit kur ne i kemi thënë kësaj qeverie që ajo e ka ulur krimin në pushtet", u shpreh Paloka.