Paloka: Revolta popullore do të rrëzojë qeverinë. Meta kërcënohet me burg nga Rama

Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, deklaroi se revolta popullore do të rrëzojë qeverinë Rama-Meta. Sipas tij, ndërsa aleatët qeveritarë janë në krizë dhe Rama i tregon burgun Metës, Partia Demokratike po përmbyll programin qeverisës, pasi ai mendon se zgjedhjet e parakohshme janë opsion real.

Zyrtari i lartë demokrat, Edi Paloka është i bindur se kryeparlamentari Ilir Meta kërcënohet me burg nga aleati i tij në krye të qeverisë.

Kandarin mes tyre e kanë vetëm për pazar dhe reforma në drejtësi u ka rrezikuar balancën, shprehet nënkryetari i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të, Rama dhe Meta nuk njohin gjë tjetër për njëri-tjetrin veç urrejtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mbërthyer në pazar e shantazh, qeverisjen e kanë lënë në pikiatë, thotë Paloka, pasi si kurrë më pare ai akuzon se po vdesin njerëz nga uria dhe i ftohti.

Këtu rezervon edhe një kundërvënie me socialistin Ben Blushi, që një ditë më parë në Parlament, tha se me 4 vrasjet e 21 janarit 2011 mori fund revolta popullore në vend.

Nuk ka datë për protesta, por ato do të vazhdojnë, ndërkohë që deri në shkurt do të përmbyllet e gjithë platforma qeverisëse e Partisë Demokratike për të shkuar në çdo rast në zgjedhje të parakohshme.

Ai ripohon se Partia Demokratike do të kërkojë koalicion të gjerë opozitar, ku do të thirren edhe të tjera forca politike që nuk i kishin në koalicionin e 21 qershorit, si dhe grupe shoqërore dhe interesi të majta apo të djathta që janë zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve të qeverisë Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?