Paloka: Tani ka vetëm një betejë; të gjithë bashkë kundër të keqes!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet se votimi i sotëm i Kuvendit për ndryshimet në Kushtetutë, është një vijë ndarëse që tregon se kush është për demokracinë në vend dhe kush është me regjimin. Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se indirekt Edi Rama i ka bashkuar të gjithë kundërshtarët e tij.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Faleminderit Edvin…!!! Do ta kuptosh shpejt se na bëre një favor!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht krahëve politike, bindjeve, programeve, interesave anesore, simpative apo antipative personale, listave të hapura apo të mbyllura, me koalicione apo pa koalicione, sot e keqja na bëri të gjithëve bashkë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani ka vetëm një betejë; të gjithë bashkë kundër të keqes!

Nga ky moment 80% e shqiptarëve, që kerkojne te ndalet e keqja, të rikthehet demokracia dhe normaliteti, me mbështetjen dhe të partnerëve, kanë vetëm një betejë; të shporrin një orë e më parë Edvin Kristaq Ramën dhe zorrët e qelbura që ai tërheq zvarrë pas vetes! Rama është sot qenia më e urryer ndër shqiptarët, këtej dhe andej kufirit. Të gjithë bashkë do ta çojmë atje ku e meriton.

Nuk ka fuqi diabolike që ta shpëtojë këtë herë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?