Paloka: Telefonatat e Ramës janë përgjuar nga shëbimet e huaja (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka thënë sot në Kuvend, se Edi Rama është përgjuar nga shërbimet e huaja.
Ai ka thënë se në gjyqin ku është paditur nga kryeministri, do të shfaqë dokumentet, që ai pretendon se i ka nga shërbimet e huaja.
“Për gjyqin po i them të përgatitet.
Nuk do të jetë show, siç e mendon ky zotëria.
Të pëgatitet t’i përgjigjet dokumentave të shërbimeve të huaja, ku janë përgjuar telefonat e këtij që sot është kryeministër.
Të pregatitet të bëjë ekspertiza fotosh për lidhjet e tij.
Të përgatitet t’u jap përgjigje akuzave të drejtuesve të policisë.
Dhe për testin e drogës do të ishte mirë ta bënte sot, se u zbardh pas fjalimit”, ka thënë Paloka, duke paralajmëruar një skenar si ai në Maqedoni.
Por, mbetet të shihet sa të vërteta janë pretendimet e Palokës.
Për të parë videon klikoni KETU