Paloka vlerëson Gjermenin: Rama, largoi të vetmen deputete të nderuar në Durrës

Drejtuesi politik i demokratëve për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka vlerësuar ish-ministren Eglantina Gjermeni, e cila nuk do të jetë në listat e PS si kandidate për deputete.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama largoi të vetmen deputete të nderuar në qarkun e Durrësit.

Mesazhi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gati dy jave me pare isha i ftuar ne nje emision debati ne TVSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nder te tjera, moderatori me pyeti per listen aktuale te deputeteve te PS ne qarkun e Durresit.

“Perfaqsues te krimit dhe te korruptuar”- ishte me pak fjale pergjigja ime

Pothuaj njekohesisht, panelistet qe drejtojne dy media teresisht ne sherbim te “rilindjes” , u hodhen e me pyeten si per te me kapur : “  Edhe Eglantina Gjermeni?”

Mendova nje here ti shmangem pergjigjes , po pastaj mu duk e ndershme te pergjigjem drejte dhe ju thashe:”Pervec Eglantina Gjermenit, per ate nuk kam cfare te them…”

Te dy panelistet u kenaqen qe me ne fund “me kapen” tek nje pike! Nuk e di cdo thonin sot ata , panelistet? Sot qe Rama largoi te vetmen deputete te nderuar qe kishte ne qarkun e Durresit dhe me siguri do te konfirmoje aty gjithe ata qe tanime publikisht njihen si perfaqsues direkt te krimit ne Parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?