Deskriminimi fetar dhe krahinor i kryeministrit Rama ndaj zonës së kishës Spiten-Prull
Fshatrat Spiten dhe Prull në Lezhë janë tashmë destinacione turistike. Rindërtimi nga vetë banorët i Kishës së vjetër të Spiten-Prullit, një nga më të vjetrat në Ballkan, e ka kthyer këtë zonë në një pikë të rëndësishme për pelegrinazhet e besimtarëve, por dhe të apasionuarëve pas historisë së vendit dhe bukurive natyrore. Ajo quhet kisha e Spiten-Prullit dhe është e vitit 1402. Pamjet e mrekullueshme nga Kisha, e krejt detit nga Kepi Rodonit deri në Ulqin, i japin një mrekulli vizitorit.
Por bukuritë e zonës dhe Kishës shkatërrohen kur shikon rrugën nga autostrada deri në Spiten dhe më pas Spiten për te Kisha, e cila është në gjendje të mjerueshme. Prej 7 vitesh rruga është prishur dhe banorët i janë drejtuar kryeministrit Rama që të investojë në riparimin e rrugës, pasi jo vetëm prish jetesën e komunitetit katolik prej afro 1600 banorësh, por edhe largon turistët, të cilët edhe në këto kushte të mjerueshme udhe, prapë vijnë për te Kisha e vitit 1402.
Banorët po hedhin lekët e tyre për ta mirëmbajtur, sidomos udhën Spiten-Prull, por duhet dora e shtetit.
Në çdo fushatë Kryeministri premton dhe gënjen. Edhe kryebashkiaku lezhjan Pjerin Ndreu ka premtuar riparimin e rrugës, por tani bashkia justifikohet se nuk ka fonde. Por pse në zonën e Vlorës kryeministri jep fonde dhe rregullon çdo cep të rrethit, kurse në Veri jo? Nuk kemi asgjë me Vlorën, thonë banorët, por pse kryeministri nuk jep edhe për ne, të paktën rrugën.
Pse Edi Rama deskriminon këtë zonë katolike në Lezhë, bile e bën me qëllim, pasi emri Spiten-Prull është një emër që përdoret në media për analiza politike. Dhe si hakmarrje nuk jep fondet për riparimin e kësaj rruge jetike për banorët. Kisha e Spiten Prullit ka edhe Kryqin më të lartë në Shqipëri, 15 metra. Kjo e bën zonën dhe Kishën e vitit 1402 ndër më interesantet për tu vizituar.
Specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pas insistimit të banorëve, erdhën dhe bënë gati projektin e financimit që prej dy vitesh, por që më pas drejtori aktual i FSHF nuk pranoi të financoj për një zonë katolike!
Ndërkohë disa turistë italianë dhe çekë u ngjitën për te Kisha. Më pas për median ata u shprehën: “Kjo që bën qeveria juaj, më pak mund të quhet kriminale ndaj një komuniteti katolik”.
Ja disa foto nga rruga autostradë- Spiten, ku as tanksi i Edi Ramës në Surrel (që e ka për raste kur populli ta rrethojë), nuk futet dot në këtë rrugë!
Mund të shikoni rrugët që ka shtruar kryeministri në fshatrat e Vlorës (shiko më poshtë):
Në foto: Rrugët në fshatrat e Vlorës
Ndërsa këtu mund të shikoni një video promovuese të Spiten-Prullit, ku edhe me rrugën e keqe, prapë vizitohet nga turistët.
https://arkiva.kohajone.com/kisha-e-vitit-1402-dhe-komuniteti-katolik-i-dy-fshatrave-prull-dhe-spiten/