Pamje reale dhe jo film, flakët rrethuan tunelin e Kalimashit
Flakët kanë mbërthyer mbrëmë frikshëm tunelin e Kalimashit. Si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, i cili ishte në rrezik të madh.
Ekipet emergjente u përqendruan në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri u përhap drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.
Drejt Kalimashit u nisën dhjetëra zjarrfikëse si dhe 5 zjarrfikëse të Kosovës.
Mëngjesin e sotëm vatra e zjarrit mbi Kalimash është nën kontroll.
Problematike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orëve të para të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova.