Pamje shokuese nga aeroporti i Kabulit! Afganët bien nga avioni, në përpjekje për t’u larguar nga vendi

Pamje shokuese vijnë nga aeroporti i Kabulit.  Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen se si dy afganë tragjikisht bien nga një avion. Sipas komenteve, ata ishin fshehur në rrotat e avionit në tentativë për t’u larguar nga vendi, pas mbërritjes së talebanëve, po fatkeqësisht ky vend nuk ka qenë aspak i sigurt për ta.

Më herët u raportua edhe për tre viktima në aeroport, një ngjarje sërish enigmatike. Prej ditës së djeshme kur nisi dyndja e qytetarëve në aeroport forcat amerikane që janë lënë për kontrollin e aeroportit kanë shtënë në ajër për të qetësuar turmat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?