“Pamje të triumfit të jetës e të dashurisë”, kryeministri Rama e nis ditën me mesazhin entuziast
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje mjaft të paqta.
Rama ka publikuar fotot e disa bebeve që kanë ardhur në jetë në këtë kohë pandemie dhe informon se bonusi i bebes u ka shkuar prindërve të 15 713 të porsalindurve.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.