Pamjet e frikshme/ Momenti kur 30-vjeçari i dehur përplas për vdekje dy persona te “21 dhjetori”
Euronews Albania ka publikuar videon e aksidentit të rëndë mëngjesin e 11 nëntorit në zonën e “21 dhjetorit”, ku u shënuan 2 viktima.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:13 të mëngjesit ku automjeti tip “Citroen” i cili drejtohej nga Emirjan Doko përplasi me makinën tip ‘Honda’ duke lënë të vdekur në vend shoferin, Luan Cenollari dhe pasagjerin Ali Bejo.
Siç shihet nga pamjet në momentin e aksidentit fare pranë përplasjes ka qenë dhe një patrullë e policisë, e cila gjithashtu është rrezikuar nga përfshirja në këtë ngjarje.

KOHA JONË SONDAZH

