Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ”arkitekti” i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me anëtarë dhe ish anëtarë të PD-së, ku akuzoi se Tirana është shkatërruar. Gjatë takimit, Berisha kujtoi se kur ai ka ardhur për herë të parë në kryeqytet në vitin 1958, Tirana ishte një qytet që kishte dimension më njerëzor, për që më pas u shkatërrua dhe u rrafshua.

Berisha ka të drejtë kur thotë se Tirana u shkatërrua, pasi vetë ai është “arkitekti” i kioskëzimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në vitet 1990. Mjafton të shohim këto pamje të Tiranës së viteve 1994-1995, kur bashkia drejtohej nga Partia Demokratike me Sali kelmendin dhe Albert Brojkën – një kryeqytet i shpërfytyruar, me ndërtime pa leje, dëshmi e një krize të thellë identeti, një Tiranë xhungël e atyre viteve që për fat të mirë sot nuk ekziston më.

Ne shpesh e harrojmë si ka qenë Tirana në kohën kur vendi drejtohej nga Berisha. Ato që do të ishin hapësirat publike shumë shpejt do të zaptoheshin nga kioskat e mbira si çibanët në çdo rrugë, por edhe ndërtimet pa leje, që ia marrin edhe sot frymën Tiranës. Me rritjen e kriminalitetit të atyre viteve dhe korrpsionin, do të niste dhe zaptimi i Parkut Rinia, Sheshit Skënderbej, si dhe i të dyja anëve të lumit të Lanës, që do të mbahej për shumë gjatë mend për erën e tij të rëndë.

Jo vetëm kaq, por çibanët e epokës “Berisha” do të ktheheshin dhe në vatra të prostitucionit dhe të lëndëve narkotike, ku kundrejt ryshfetit, jo vetëm që nuk do të prisheshin, por do të lulëzonte paraja e pistë. Vetëm pas rënies së Berishës, do të niste edhe prishja e kioskave nga Edi Rama.

E kaluara e risjellë në vëmendje na ndihmon të jemi jo vetëm më të informuar, por edhe na sjell dëshmi se cili ka qenë arkitekti i vërtetë i kioskëzimit në kryeqytet. Ndiqni për më shumë filmimet bruto të pandryshuara të atij realiteti ngjethës të kohës së Sali Berishës.

SHKARKO APP