Pampuri: Masat e Ministrisë së Arsimit amulli në letër, ka shkolla pa ujë

Ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri, thotë se Ministria e Arsimit nuk është e qartë në lidhje me protokollet e fillimit të vitit të ri shkollor. Pampuri thekson se ka shumë shkolla që nuk i përmbushin dot kushtet e higjienës, pasi kanë mungesë uji të rrjedhshëm. Për ”Ora News”, ajo shtoi se masat nuk janë reale, por vetëm në letër dhe se i gjithë procesi i fillimit të shkollës është një amulli.

Deklarata

Nuk dihet nëse do të ketë një sistem survejance për fillimin e shkollës. A do të ketë kite dhe tamponë të shpejtë? Ministria në raport me protokollet nuk ishte e qartë. Mund të ketë fëmijë që vjen në shkollë dhe nuk ka shenja të qarta të Covid-19, por mund të jenë mbartës dhe ta shpërndajnë te shokët dhe familja.

Gjermania diti ta menaxhojë më mirë se sa ne situatën, por sot po përballet me një situatë të rënduar të shkollave. Kemi qindra mësues dhe nxënës që janë të karantinuar pasi nisi shkolla në Gjermani. Pra, duhet të kemi parasysh një strategji më të mirëmenduar dhe të detajuar.

Nuk është çështja e maskave, e higjienës dhe dezinfektimit të duarve, por edhe këtë nuk e arrijmë dot se ka shkolla pa ujë dhe kushte. Ka shkolla që janë shembur nga tërmeti. Si do të procedohet me këto raste. Ministria e Arsimit nuk ka reaguar për këto raste.

Ka shumë shkolla që kanë problematika të mëdha për ujë të rrjedhshëm dhe kushte. Mua më habit fakti që për 3 muaj në pandemi nuk u morën masa për këtë situatë. Tani nuk mjaftojnë 2 javë për të plotësuar këto kushte. Ne si prindër e kemi primare sigurinë. Nuk duam të nisë një fazë e re me të infektuar.

SHKARKO APP