Pampuri: Pengmarrësi i shqiptarëve, Edi Rama, vijon të thellojë krizën politike dhe ekonomike
Nga Orjola Pampuri
Nga data 18 Tetor, ditë ku u finalizua vendimi përfundimtar i KE, dhe thuajse më shumë se një muaj, kur Bundestagu vendosi 9 kushte, për të hapur negociatat për Shqipërinë, Edi Rama, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për të reflektuar mbi zgjidhjen e tyre, por vijon të mbajë me ngulm kryebashkiakët me precedentë penalë, duke shkelur ligjin dhe vendimin e prokurorisë që e ka emëruar vetë, duke u dalë në mbrojtje sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke përfaqësuar tryezën e diskutimit për reformen zgjedhore me Damian Gjiknurin, një ndër zërat e përfshirë në dosjen 184, ku del në pah qartë përfshirja e tij në shitblerjen e votës.
Gjithashtu vihet re konsistenca permanente për miratimin e Reformës Zgjedhore, sipas kushteve të tij, duke guxuar të artikuloje, që do ta miratojë edhe në mungesë të opozitës legjitime jashtparlamentare, duke shkelur kështu kushtet e Bundestagut. Nga ana tjetër, vijon të ketë një administratë të korruptuar, dhe të njollosur nga nepotizmi, ku abuzohet hapur me tendera e perfitime abuzive. Por Edi Rama nuk ngurron të artikulojë, Samitin e Zagrebit, ku aludon se do të rifitojë shanset për të hapur Negociatat.
Por a mundet të jetë më i besueshëm për Ndërkombëtarët, një kryeministër i cili nuk ndërmerr asnje iniciative për të nisur diskutimin për permbushjen e qoftë, njerit prej kushteve të Bundestagut, a mundet të jetë i besueshem një Kryeministër i cili boshatis arkën e shtetit dhe nuk paguan sigurimet e punonjësve të administratës, a mundet të jetë i besueshëm për Europën një Kryeministër që vijon të mbajë në qeveri e të bashkëpunojë me personazhe me precedentë penale, a mundet të jetë i besueshem një Kryeministër i cili ka manipuluar dhe deformuar informacionin rreth gjendjes reale në Shqiperi, tek Ndërkombëtaret. Sigurisht që jo. Sigurisht që nuk mund t’i besohet me një personazhi të tillë, kundrejt të cilit bien akuza të rënda për figurën që ai përfaqëson, duke filluar nga ajo e Presidentit Macron, i cili theksoi që është e paimagjinueshme që një vendi, të dytin për nga kërkesat e azilkerkuesve t’i hapen negociatat, dhe njëkohësisht deklarata e europarlamentares, e cila theksoi, që Shqiperisë nuk iu hapën negociatat, për shkak të krizes politike dhe votimeve moniste të 30 qershorit, dhe i gjithë informacioni i ardhur ishte jo real, pra me pak fjalë, çdo informacion për Shqipërinë, pika i vihej në zyrën e Ramës.
Sot vemendja e ndërkombëtareve, e Ambasadës Amerikane është tek realiteti i trishtë, absurd, dhe deri tragjik Shqiptar, që ka vetëm një autor; Edi Ramen. Platforma e opozitës, alternativa e saj për reformën zgjedhore, krijimi i kushteve dhe permbushja e standarteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, vendosja e ligjit dhe e drejtësisë, ndëshkimi i gjithkujt që tenton të tjetërsojë votën e qytetarëve, ulja e taksave, alternativa dhe mundesi për turizmin, bujqësinë, për sipërmarrësit e huaj dhe vendas, për një sistem arsimor gjithëpërfshires dhe mbështetes për çdo shtresë, për reformimin e sistemit shendetësor dhe motivimin e mjekëve dhe personelit shendetësor, hartimi i politikave sociale në mbështetje të shtresave në nevojë, motivimi i të rinjëve për të punuar e jetuar në Shqipëri, kthen shpresen tek Shqiptarët, vendos Shqipërinë në të njëjtën linjë me kërkesat dhe standartet Europiane, duke i dhuruar edhe mundësinë e tretë, pas liberalizimit të vizave, dhe anëtarësimit në NATO, dhe hapjes se negociatave, për të nisur një kapitull të ri detyrash e detyrimesh siç i ka hije qytetarevë europiane. Për një Shqipëri si Europa, e vetmja mundesi është largimi i Edi Ramës, dhe sektit të tij të turpshëm që bëri “histori” tashme dhe në Europë, duke na kthyer vite prapa.