Pampuri: Zyra elektorale e PS-së në Krrabë pranë qendrave të votimit, KQZ të marrë masa!
Kandidatja për deputete e PD-së Orjola Pampuri, ka denoncuar faktin se zyra elektorale e PS-së në Krrabë është shumë pranë qendrave të votimit të kësaj njësie administrative. Pampuri thekson se diçka e tillë është e paligjshme, duke shtuar se KQZ duhet të marrë masa.
Postimi i Orjola Pampurit:
Në Njësinë Administrative Krrabë, zyra elektorale e partisë socialiste, qëndron fare pranë tre qendrave të votimit të kësaj njësie.
Dy prej qendrave të votimit, janë në katin e parë të njësisë administrative.
👉I bëjmë thirrje KQZ, të marrë masa.
KOHA JONË SONDAZH

