Panairi i Librit 2021/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Virgjil Muçi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Panairin e Librit “Tirana 2021”, kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen në piedestalin e merituar të librit dhe letërsisë.

Shumë faleminderit të gjithë atyre që janë investuar në një nga industritë më sfiduese, industria e librit, e përkthimit, dijes, e gjërave të mençura dhe gjërave të bukura. Në një kontekst si yni është realisht një nga sfidat më të mëdha. Përtej këtij momenti, që është momenti më kulmor duke qenë që jemi në mes të panairit dhe e gjithë vëmendja është për ta, ajo që do vlerësoja është që për të gjithë ata që janë të përkushtuar në këtë kauzë do doja ta kishim çdo ditë të vitit me të njëjtin zell dhe pasion,” u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP