Panairi “Tirana Agro”, Veliaj: Blini produkte vendase. Pishat që do hiqen nga autostrada do të mbillen në parqe

Në Tiranë u zhvillua panairi “Tirana Agro”, një event që mblodhi fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe biznese të ndryshme, për të prezantuar produktet e tyre të freskëta dhe autoktone, me vulën “Made in Albania”. Ky panair ka si synim kryesor promovimin e prodhimeve vendase dhe shërbimeve tradicionale shqiptare, duke inkurajuar qytetarët të zgjedhin dhe të mbështesin produktet lokale, të cilat janë themeli i ekonomisë familjare dhe të vogël në vend.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës në panair, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të vogla dhe familjare, duke u bërë thirrje qytetarëve që të blejnë produkte lokale. “Ftesa është të blini produkte lokale, ndihmoni bizneset e vogla, ndihmoni bizneset familjare. Kush blen pak kafe, rakinë dhe verën, ose pak ushqime, nuk ka bërë vetëm shtrimin e tavolinës, ka ndihmuar edhe një vajzë të vogël që të blejë librat e shkollës, ka ndihmuar edhe një djalë të vogël që të blejë këpucët e para të futbollit. Ky biznes familjar duhet mbështetur jo vetëm nga Bashkia e Tiranës, por nga kushdo që i ka mundësitë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj njoftoi edhe operacionin e zhvendosjes së pishave nga autostrada për zgjerimin e korsisë. Këto pisha do të mbillen në parqet e Liqenit të Tiranës, Farkës dhe Prushit, duke siguruar që asnjë pemë nuk humbet, por transferohet për të vazhduar të kontribuojë në gjelbërimin e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi një operacion shumë të madh, që fillon sot dhe do të zgjasë disa ditë. Të gjithë pishat që hiqen nga autostrada për zgjerimin e korsisë do të mbillen në parkun e Liqenit të Tiranës, Farkës dhe të Prushit. Kështu, sigurohemi që asgjë nuk shkon dëm në këtë qytet, të gjithë mbështesim njëri-tjetrin dhe me këtë energji pozitive ecim të gjithë përpara”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?