Panariti: Boll më! Kursejani Shkodrës këtë poshtërim!
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar për ndërprerjen e fondeve nga ana e qeverisë socialiste për qytetin e Shkodrës.
Në vijim reagimi i plotë i Panaritit:
Që ndërprerja e furnizimeve me ujë dhe ushqime, është e njohur si mjet pushtimi i kështjellave mesjetare, kjo dihet. Por që taktika të tilla të përdoren sot në kohë moderne për rotacion pushteti është e pabesueshme! E megjithatë, po ndodh!
Ndërpriten nga pushteti qëndror fondet për rrugë, gjelbërim, pastrim dhe varrim për qytetarët e Shkodrës … Përse?!
Që pala mesymëse të “pushtojë” Rozafatin!
Ndal!
Boll!
Thirrini arsyes, tregojuni të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha kursejani Shkodrës dhe qytetarisë së saj, këtë poshtërim!
KOHA JONË SONDAZH

