Panariti: Çfarë fituam nga reforma? BE e cilëson si modelin që nuk duhet ndjekur

Ish-ministri Edmond Panariti, në një reagim në Facebook, shprehet se reforma në drejtësi po rezulton një dështim total i shtetit. Ai shprehet se edhe Bashkimi Europian tashmë e rekomandon këtë reformë, jo si sukses, por si një model që nuk duhet ndjekur nga vendet e tjera.

Postimi i Edmond Panaritit në Facebook:

“Çfarë përfitoi vendi nga nje eksperiment “brutal” me emrin reforme! Eksperimenti prodhoi paralizë të plote kushtetuese, institucionale dhe asfiksi të sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo per disa dite, as per disa muaj! Por me vite? 2016 – 2020 e ne vazhdim mbetemi pa gjykata supreme?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky “prototip” reforme i cili nuk ka shans te replikohet ne asnje prej vendeve fqinj, sepse u ndalua nga BE dhe u refuzua nga vete vendet ne proces reformimi, do të sherbeje vetëm per tu treguar këtyre vendeve se si nuk duhet vepruar, pa e pesuar mbi lëkuren e tyre!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?