Panariti: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të marrin kryeministrin e shtetit

Ish-ministri Edmond Panariti shprehet se zgjedhjet që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut janë një moment që faktori shqiptar të marrë drejtimin e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Panariti shton se “shqiptarët drejtojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë e vendit. Është koha për hapin e madh, që shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë. Këtu padyshim kërkohet kohezion dhe konvergjencë qëndrimi nga forcat politike shqiptare. Është një arritje që kjo artikulohet si objektiv nga forcat politike dhe posaçërisht nga zoti Ahmeti. apo nga çdo politikan tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit në Facebook:

“E drejta e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për të patur kandidatët e tyre për drejtimin e qeverisë dhe të shtetit, është e pa diskutueshme!

Shqiptarët janë kombësi shtetformuese në Maqedoninë e Veriut, për këtë arsye e drejta e tyre për të patur kandidatë për krerët e shtetit dhe të qeverisë është e padiskutueshme.

Shqiptarët drejtojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë e vendit.

Është koha për hapin e madh, që shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë.

Këtu padyshim kërkohet kohezion dhe konvergjencë qëndrimi nga forcat politike shqiptare.

Është një arritje që kjo artikulohet si objektiv nga forcat politike dhe posaçërisht nga zoti Ahmeti. apo nga çdo politikan tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nuk është e dobishme që objektiva dhe ambicie të tilla të shihen me dyshim apo si manovra taktike nga shqiptarët.. Sigurisht do të jetë në fund të fundit pesha politike e faktorit shqiptar ajo që do të vendosë se sa i mundur është ky objektiv, por shqiptarët duhet ta synojnë patjeter atë”.

SHKARKO APP