Panariti: Shqipëria po falimenton, rrezikon të dalë në ankand ndërkombëtar!

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se vendi është në kolaps financiar dhe rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Panariti shkruan se Borxhi publik i Shqipërisë është rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto.

Postimi i plotë i ish-ministrit Panariti: 

Kolaps financiar dhe rrënim i garantuar!
As aministimi i parasë së zezë nuk na shpëton!
Vendi rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi.

Borxhi publik i Shqipërisë rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto.
Këtu nuk futen borxhet e fshehura!

Vëllai i vogël Kosova e ka borxhin 1.2 miliard pra dhjetë herë më pak.
Maqedonia e Veriut 5 miliard, pra dy herë më pak.

Por edhe 10 miliard nuk është shifra përfundimtare, sepse ajo nuk pasqyron borxhet e fshehura të pa kontabilizuara të tipit PPP.

Së shpejti nuk do të jemi në gjëndje të paguajmë as interesat dhe jo më principalin.
Dhe atëhere flluska do të plasë, sepse është bombë me sahat dhe kur të hapet shishja e shejtanit për bilancet reale, të mos habitemi kur ta shohim borxhin tonë sa i gjithë prodhimi bruto.
Kjo i ndodhi Greqisë, kur u hapën kartat..
Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë!
Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar.
Kjo do të thotë kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik.

Kush do ta nënshkruajë kapitullimin?
Kush do ta firmosë shitjen e vendit?

SHKARKO APP