Panariti: Ligji për pronat nuk duhet të miratohet pa konstituimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shprehet se ligji për pronat nuk duhet të miratohet pa konstituimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese!
Përmes një reagimi në rrjetet sociale vetëm pak orë nga zhvillimi i seancës parlamentare, Panariti thekson se shpreson në reflektim nga shumica për të marrë kohën e duhur për të rishikuar vërejtjet dhe sugjerimet e Presidentit mbi këtë ligj dhe rregulluar sipas së drejtës, konfliktet dhe interesat e palëve në këtë drejtim.
“Pronat nuk janë “nyja gordiane” që pritet, por që zgjidhet! Ligji për pronat nuk duhet të miratohet pa konstituimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese! Sepse e drejta e pronës është e drejtë kushtetuese.
Shpresoj në reflektim nga shumica për të marrë kohën e duhur për të rishikuar vërejtjet dhe sugjerimet e Presidentit mbi këtë ligj dhe rregulluar sipas së drejtës, konfliktet dhe interesat e palëve në këtë drejtim.
Sigurisht sipas parashkrimeve në Kushtetutë. Çështja e pronave nuk është “nyje gordiane” që pritet por që zgjidhet”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.