Panariti: Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, antikushtetuese dhe minim i themeleve të demokracisë

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti deklaron se të ndalësh koalicionet parazgjedhore, është antikushtetuese dhe do të të thotë të minosh themelet e demokracisë.

Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti shprehet se koalicionet parazgjedhore u japin mundësi zgjedhësve të përzgjedhin alternativa qeverisëse që para hedhjes së votës.

“Të ndalësh koalicionet parazgjedhore, është antikushtetuese dhe do të të thotë të minosh themelet e demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm në Evropën Perëndimore që nga viti 1946 janë formuar 250 koalicione parazgjedhore të cilat përgjithësisht kanë krijuar qeverisje të qëndrueshme jo autarkike dhe jo despotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koalicionet parazgjedhore u japin mundësi zgjedhësve të përzgjedhin alternativa qeverisëse që para hedhjes së votës.

Kjo i jep më shumë legjitimitet qeverisjes dhe pengon pazaret shantazhues pas zgjedhore”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?