Panariti: Nëse Braçe do të bëhet ministër, bujrum…

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, në lidhje me sistemin e bujësisë. Panariti tha në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe se nuk e kupton ku e ka hallin Braçe, ndërkohë që nga kryeministri Rama nuk ka asnjë vërejtje.
Ja deklaratat e Panaritit:
Panariti: Unë kam qenë shumë i hapur për të sqaruar Bracen dhe kam preferuar që.. është në zgjedhjet e tij që ti bëjë publike, vërejtjet, të kontaktojë kryeministrin. Por do bënte mirë të kalonte nga ministri i Bujqësisë dhe pastaj ti bënte publike.
Nuk ju ka kërkuar shpjegime?
Panariti: Unë i kam kërkuar disa herë edhe ta kontaktoj me telefon nuk kam mundur. E kam ftuar për të diskutuar nuk e ka parë të arsyeshme dhe skam ç’të komentoj më rreth kësaj.
Përsa i përket asistencës rreth fermerit dua të them që 6 agronomë që ka drejtoria e Bujqësisë në Lushnje janë non stop në terren pranë fermerëve pranë serrave, ndërkohë që sistemi i Bujqësisë po i kalon kompetenca edhe pushtetit lokal. Bashkia e lushnjes ka 3-fishin e agronomëve nga çka drejtoria e bujqsisësë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?