Panariti: Nuk po qeverisemi por po sundohemi. Shqipërisë i janë çarë themelet

Ish-ministri Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se në Shqipëri nuk po qeveriset por që po sundohet. Sipas tij, kjo ndodh pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, e cila është e vetmja trupë që vlerëson dhe përcakton Kushtetutshmërinë e ligjeve, akteve, traktateve që hyjnë dhe dalin nga Parlamenti. Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së thotë se vendi mbetet një “pandemonium”, një vatër rrëmuje, një ngrehinë të cilës po i bien muret sepse në të vërtetë i janë çarë themelet.

Postimi i plotë

Shqipëria nuk ka plasaritur vetëm muret por ka “çarë” themelet. Sepse pa Kushtetutë në veprim, vendi nuk qeveriset por sundohet! E kemi një Kushtetutë në kartë, edhe pse të ndryshuar për punë orësh pa marrëveshje dhe pa vota të përfaqësimit politik.

Por në fakt jemi pa të!

Sepse për tre vite, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, e cila është e vetmja trupë që vlerëson dhe përcakton Kushtetutshmërinë e ligjeve, akteve, traktateve që hyjnë dhe dalin nga Parlamenti! Madje edhe legjitimitetin e këtij!

E cila përcakton Kushtetutshmërinë e proceseve, e të drejtave të pretenduara, të nëpërkëmbura dhe të anashkaluara.!

Pra Kushtetuta është në “ngrirje të thellë” është në anestezi!

Ajo nuk vepron!

Sepse “de facto” nuk ekziston!

Sepse nuk ka kush e interpreton dhe e garanton.

Prandaj vendi mbetet një “pandemonium”, një vatër rrëmuje, një ngrehinë të cilës po i bien muret sepse në të vërtetë i janë çarë themelet.

SHKARKO APP