Panariti: Popullata e pambrojtur, vaksinimi kundër gripit, një “fiasko” demagogjike. Maska, një budallallëk “profilaktik”
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti deklaron se vaksinimi falas i premtuar, kundër gripit për popullatën tonë të rrezikuar më shumë nga Covid, rezultoi një “fiasko” demagogjike e Edi Ramës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se aktualisht, popullata është e pambrojtur, sepse maska që është e detyruar të mbahet në ecje kur je në distancim fizik, por që hiqet sapo të ulesh në bare, apo restorante të ndodhur pranë njëri tjetrit, dëshmon për një budallallëk “profilaktik”.
Reagimi i Panaritit
Vaksinimi falas i premtuar, kundër gripit për popullatën tonë të rrezikuar më shumë nga Covid, rezultoi një “fiasko” demagogjike!
Aktualisht, popullata është e pambrojtur.
Sepse maska që është e detyruar të mbahet në ecje kur je në distancim fizik, por që hiqet sapo të ulesh në bare, apo restorante të ndodhur pranë njëri tjetrit, dëshmon për një budallallëk “profilaktik”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qëndra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, kanë shkruar me të mëdha ne faqet e tyre :
Vaksinimi kundër gripit në popullatë këtë vit, është më i rëndësishëm se kurrë!
Për dy arësye!
Sëpari sepse të mbron nga sulmi në dy fronte infeksioni, që mund të jetë fatal veçanërisht për të sëmurët kronikë.
Së dyti, sepse ka të dhëna të besueshme se vaksina kundër gripit mund të krijojë një imunitet të kryqëzuar edhe ndaj covid 19.
Disa studime paraprake, tregojnë për ngjashmëri në krijimin e imunitetit ndaj gripit dhe covid 19.
Prandaj mos vaksinimi ndaj gripit sezonal, siç u premtua do ta rëndojë edhe më shumë situatën e pandemisë te ne.