Panariti: Presidenti, sot është Gjykata Kushtetuese!

Për ish-ministrin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, institucioni i Presidentit të Republikës është sot Gjykata Kushtetuese, e cila vijon të jetë në ngërç që prej nisjes së reformës “së famshme” në drejtësi.

Në këtë kontekst, Panariti thekson se në kushtet kur Gjykata Kushtetuese po mbahet peng, për kapjen e Shtetit.. Presidenti është Gjykata.

“Presidenti, sot është Gjykata Kushtetuese!

Vendi ka thuajse tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, periudhë kjo e keqpërdorur qëllimisht për shkelje të rënda të saj me miratim të ligjeve dhe akteve normative thelbësisht antikushtetuese!

Sot po vihet dorë mbi dokumentin themeltar të shtetit!

Mbi shtyllat e demokracisë tonë !

Presidenti është betuar mbi Kushtetutë, për respektimin dhe garantimin e saj!

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese po mbahet peng, për kapjen e Shtetit.. Presidenti është Gjykata!”, deklaron në reagimin e tij ish-ministri Edmond Panariti.

SHKARKO APP