Panariti: Shqipëria është shteti me më pak subvencione për bujqësinë, Kosova jep gjashtë herë më shumë nga ne
Gjendja e naftëratëve të Ballshit dhe jo vetëm, por edhe për fermerët në përgjithësi, për ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, është e mjerueshme, për sa kohë shteti nuk i subvencionin aq sa e meritojnë. Në studion e lajmeve në TvT, Panariti, thotë se përderisa Shqipëria ka aq shumë resurse natyrore, është i kotë shftrytëzimi i tyre përderisa shteti nuk subvencionon aq sa duhet.
“Ju e dini që Armo që i është dhënë më qera kompanive për të punuar rafineritë, janë dhënë në bazë të kontrataave shtetërore, te Armo shteti është me 15 përqind të aksioneve, prandaj shteti nuk duhet të fshihet pas kësaj por ti jap zgjidhje, përkatësisht zgjidhje të kontratës së njëanshme.
Ajo që është për tu habitur është se pikërisht minatorët dhe naftëtarët kanë qenë më të trajtuar në kohën e regjimit totalitar, në atë periudhë kjo shtresë trajtohej në mënyrë të lartë, kurse sot diskriminohet dhe poshtërohet, nuk paguhet për pagat e prapamberura, pa llogaritur që në zonat ku punohet kemi degradim. Kujt i duhet shfrytëzimi i resurseve natyrore , kur nuk ka shpagim nga qeveria. Më mirë të rrijnë të fjetura, sesa të shfrytëzohet dhe të shkojnë përfitimet në një shtresë përfituese, Duhet të marrë fund kjo mënyrë dhe është një turp i madh”.
Lidhur me premtimet e kryeministrit se tashmë do të ketë lëtësi për për fermerët, duke hequr akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit, ish-ministri i bujqësisë, i cilëson tallësë dhe premtime elektorale, sepse tashmë fermërët e kanë blrë naftën dhe janë në fillim të punimeve të tokës
“E para fermërët e kanë blerë naftën, tashmë ske çka subvencionon, punimet e tokës kanë filluar që 10 ditë, punimet e vjeshtës kanë filluar, ata e kanë blerë naftën me 1600 lekë litri,
Pra shikoni që është një “shashkë elektorale” që hidhet si gjasmë po e ndihmon bujqësinë. Është një demagjoni, tallje e rradhës, sepse nafta është blerë, dhe ata po e punojnë tokën me naftën më të shtrenjtë në rajon, edhe më të shtrejtë se çmimi i saj në Zvicër”.
Panariti në analizën e tij, teksa kritikon qeverinë se nuk ka subvencionuar aq sa duhet bujqesinë shqiptarë, thotë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku për bujqësinë qeveriaa jep deri në 5 milionë Euro, kurse Kosova jep gjashtë herë më shumë për këtë sektor.
“Shqipëria është shteti që subvencion më pak fermerët në të gjithë Evropën, ne japin në vit bujqësisë 4-5 milion euro, dhe ndërkohë fqinji jonë Maqedonia jep 10 hërë më shumë se ne, kure vëllau i vogël Kosova jep 5-6 herë më shumë se ne, dhe janë më konkurues. Shqipëria ka qenë vend blegotal, ndërkohë që ne riskojmë të mbetemi pa blegtori e bujqësi”.
Ish-ministri i bujqësisë, sugjeron se e vetmja mënyrë për të ndihmuar fermët të dalin nga kriza, është subvencioni më para në dorë nga shteti.
“Para në dorë fermerit, të tjerat janë demagogjira, veproni siç bën BE, ajo jep subvencione direkte ato janë të domosdoshme për fermerin shqiptar. Me para në dorë, ska online e gjëra, ti ke ne dorë mekanizmin financiar , sesa te tjerat, janë demagogji, që përsëriten përpara fushatave elektorale”.