Pandeli Majko e Jorida Tabaku debate të forta në Kuvend: Është turp që përmendni…

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

Në fjalën e tij, Majko tha se seanca plenare nuk duhet të kthehet në një fushatë elektorale.

Gjithashtu Majko ka ironizuar opozitën, duke cituar deklaratat e bëra më herët nga kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj se opozita është pastruar nga servilët dhe se kanë kaluar në anën e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra zonjën Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?”, tha Majko.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka replikuar me Majkon, ndërsa theksoi se është turp që përmenden emra kolegësh në sallë.

Por kur mosha dhe eksperienca keqpërdoren dhe përdoren emrat e kolegëve tanë, kjo është e turpshme. Mes jush turp është që përdorni debatin e PD në këtë Kuvend. S’ka nevojë që të them unë se sa punë bëj apo se kush është i shitur apo i blerë. Herë tjetër respekt për moshën dhe eksperiencën, kur përdor emra të kolegëve në Parlament”, tha Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?