Pandeli Majko: Jabllanoviqi s’ka ide për bashkëjetesë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko e ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave në Prishtinë, duke fajësuar ministrin serb Aleksandër Jabllanoviq, i cili u bë shkak për këto protesta.
“Dhuna në Prishtinë kishte një fillim. Ajo ishte verbale, dhe nisi nga një anëtar qeverie, që duket se nuk ia ka idenë bashkëjetesës që ofron e ardhmja e Kosovës. Shqiptarët nuk kanë pse ;godasin; njëri-tjetrin për një arsye që qëndron jashtë tyre. Jam me sy e zemër nga Prishtina”, ka shkruara Majko në profilin e tij në “Facebook”.
KOHA JONË SONDAZH

