Pandeli Majko: Kosova nuk ka tradhtarë në Shqipëri, aq më pak Edi Ramën
Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i pranishëm në seancën e posaçme në Kuvend për Kosovën, ka mbrojtur deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi qëndrimin e tij në lidhje me sulmet e grupit terrorist serb në Veri. Ai tha se në Shqipëri s’ka tradhtar të Kosovës, e aq më pak të ketë emrin e Edi Ramës.
“Nuk mund të këtë asnjë dyshim që nëse Kosovës i cenohet liria dhe sovraniteti, Shqipëria do bëjë atë që ka bërë më parë. Nuk mendoj se është koha që të mbushim mendjen se duke qenë anti-serb na bën më shumë shqiptar. Serbia është duke mbyllur ciklin e vet të eksperimentuarit me veten. Urrejtja të vret duke justifikuar çdo budallallëk.
Të imitosh Titon është një lodër e vështirë në mungesë të Jugosllavisë. Koordinimi i Prishtinës më NATO-n dhe perëndimin ishte pozitive. Në Shqipëri nuk ka tradhtar të Kosovës, e aq më pak të ketë emrin e Edi Ramës. Sot nuk jemi në ditën më të vështirë, por dhe nëse ajo ditë vjen, shqiptarët do jetën ata që janë edhe pa rezolutë”, u shpreh Majko.