Pandeli Majko: PS-ja grup deputetësh me nivel e integritet kishte në vitet ’91-’96. Kurse tani…!
Pandeli Majko, ministri i Diasporës, duke folur sot për Moikom Zeqon, në ditën e përcjelljes së tij në ceremoninë mortore u shpreh: “Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin e viteve 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. S’e them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë”.
Kur u pyet për nivelin e grupit të sotëm parlamentar, Majkos nuk foli por shtrembëroi buzët duke nënkuptuar se ku e ku është ky grup i sotëm parlamentar me atë që kishte dikur PS-ja.
Dhe vërtet niveli i cilësisë së deputetëve në parlament u shkatërrua qëkur Fatos Nano në zgjedhjet e vitit 2005 futi lloj-lloj deputetësh, pa integritet, pa shkollë, pa vizion. Dhe më pas Edi Rama e poshtëroi cilësinë e deputetëve, me të “fortë” e kriminelë.
Ndërsa opozita nga bishtat e listave ka sjellë sojin më idiot të deputetit që mund të ketë rruzulli tokësor.
KOHA JONË SONDAZH

