Pandeli Majko rikthehet në Kuvend, KQZ i jep zyrtarisht mandatin e deputetit
Pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, KQZ-ja i jep zyrtarisht mandatin e deputetit ish-ministrit socialist Pandeli Majkos. Vendimi i mor në mbledhjen e kësaj të hëne.
”Bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, vendoset dhënia e mandatit të deputetit të kuvendit të Republikës, kandidatit të radhës në listën e PS-së në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë, zotit Pandeli Sotir Majko. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen Zyrtare të KQZ-së”,-tha kreu i KQZ-së.
Në zgjedhjet e 25 prillit, ku PS arriti të sigurojë 18 mandate në Tiranë, Majko nuk arriti që të thyejë herësin duke u renditur i 19-ti, por dorëheqja e Bllakos i dha atij mundësinë e rikthimit në Kuvend.