Pandeli Majko: Shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë “sallatën maqedonase”

Vjen reagimi i parë nga Tirana në lidhje me ngjarjet e sotme në Kumanovë. Ky është ishkryeministri dhe deputeti aktual i PS-së Pandeli Majko, raporton Portali Albeu.

Sipas tij, "shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme 'sallaten maqedonase'.

"Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq. 
Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme "sallaten maqedonase", shkruan ish kryeministri në Facebook. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?