Pandemia e COVID-19, Basha: Qeveria s’ka marrë asnjë masë! Një regjim që fsheh të dhënat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se fsheh të dhënat e vërteta për numrin e të prekurve nga virusi Covid-19. Basha e cilëson regjim duke numëruar akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me menaxhimin e epidemisë nga koronavirusi.

I ftuar në “Open” në Top Channel, Basha u shpreh se qeveria përveç se nuk ka marrë asnjë masë, po kryen tendera sekret, që sipas tij, tendera të tillë bëhen vetëm në fushën e mbrojtjes.

“Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionet e vërteta të infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se është pa plan. Pesë javë pas karantinës është pa plan dhe strategji qoftë për të përballuar situatën qoftë për ta dalë prej saj. Kurrë nuk kemi menduar ta përdorim këtë situatë për politikë. Nga një analizë të ftohtë, qeveria humbi kohë shumë të vlefshme për të marrë masa të nevojshme. Dhe më vonë, u përdor emergjenca për tendera sekretë korruptiv. Kiti testues që u denoncua sot është blerë me katërfish çmimi. Mund të testoheshin katër herë më shumë qytetarë nëse kitet e testimit ishin blerë në kohë. E vërteta është që Shqipëria s’ka pasur kurrë kite të mjaftueshme testimi. Për sa kohë nuk kemi testime, jemi në kushtet e një regjimi që fsheh të dhënat. Ne duhet të shohim faktet dhe faktet janë që pajisjet e testimit të blera tani janë me katërfish të çmimit. Për situata të sigurisë kombëtare si raketa apo mitralozë mund të jenë tendera sekretë. Absolutisht që ka shkelur ligjin. Tenderat sekretë nuk janë parashikuar që të fshehësh çmimin e kisteve. Tenderat sekretë janë bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare kryesisht në fushën e mbrojtjes. Pse janë klasifikuar sekretë këto tendera? Kanë mbetur pa përgjigje. Pse i kanë blerë katërfish? Kanë mbetur pa përgjigje. Nuk njoh unë hajdut që kapet duke vjedhur dhe të thotë është e vërtetë. Qeveria na tha para katër javësh, që i kanë marrë të gjitha masat. Rezultoi që masat nuk ishin marrë. Na tha se mund të bëheshin 2 mijë testime në ditë, rezultoi që bëhen vetëm 200 testime. Me shtrembërim të dhënash, Shqipëria ka sot numrin më të ulët të testimeve në Evropë, edhe krahasuar me fqinjët. Kur zbulon pak raste, pse i mban shqiptarët në karantinë për 5 javë. Një shkelje tjetër e rëndë që me ligjin e fatkeqësisë natyrore, kjo medalje ka anën shtrënguese dhe masat mbështetëse. Paketa e parë akoma nuk është zbatuar”, deklaroi Basha.

Pyetje: Zoti Basha i dispononi këto kontrata? Do t’i bëni publike këto kontrata si dokumente?

Lulzim Basha: Janë bërë publike faktet. Ato që kemi pasur i kemi bërë publike dhe natyrisht është detyrë edhe e medias të shkojë edhe më tej për të kërkuar transparencë. Megjithatë ajo që duhet t’u themi sot qytetarëve që na ndjekin, është që pyetja “pse i keni klasifikuar sekret këto tendera”, ka mbetur pa përgjigje. Pyetja se “pse i ke blerë katërfish nga çmimi i zhdoganimit”, ka mbetur pa përgjigje. Pyetja “pse i ke blerë dy apo trefish pajisjet mbrojtëse për mjekët”, ka mbetur pa përgjigje.

Pyetje: Rama është përgjigjur, qeveria ka thënë që nuk është e vërtetë. Ka folur ministria e Shëndetësisë me një deklaratë dhe Rama në një prononcim dhe kanë thënë që asgjë nga këto nuk është e vërtetë?

Lulzim Basha: Edhe njëherë, të thuash nuk është e vërtetë dhe të mos tregosh dokumente, do të thotë të vazhdosh të gënjesh, do të thotë të vazhdosh vjedhjen. Nuk njoh unë hajdut që të jetë kapur në vjedhje dhe të thotë “është e vërtetë”. Gjëja e parë që thonë, kur kapen duke vjedhur thonë që “nuk është e vërtetë”. Problemi më i madh është qeveria na tha para 4 javësh apo 6 javësh, kur ne e ngritëm çështjen e përgatitjes për pandeminë, që i kemi marrë të gjitha masat. Ja pra ku rezultoi se masat nuk ishin marrë. Qeveria fliste me gjuhë të ndryshme. Na thuhej se po të duhej bëheshin 2 mijë testime në ditë, pastaj dilte që kapacitetet tona testuese ishin 200 në ditë. Dilte që stoku i kiteve të testimit ishte edhe më i ulët. Pra prej fillimit kemi të bëjmë me monopolizim të të dhënave, me shtrembërim të të dhënave dhe në funksion të kësaj është dhe fakti që Shqipëria ka sot numrin më të ulët të testimeve, ndër më të ulëtat në Europë, qartësisht më të ulët se vendet fqinje. Nuk ka asnjë arsye tjetër që ne të jemi në nivel me testimet dy herë më pak se sa Maqedonia

SHKARKO APP