”Pandemia jashtë kontrollit”, Bardhi: Rama bën propagandë me një grusht vaksinash (VIDEO)

Nisur nga situata me shifrat e rënda nga Covid-19 në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se qeveria ”Rama 2” bën propagandë me procesin e vaksinimit. Bardhi shkruan në facebook ndër të tjera se “papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike. Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet”.

Postimi i plotë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza. Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike.

Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet!

#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?