Pandemia jashtë kontrollit, Berisha: Shqipëria me numrin më të lartë të rasteve në botë. Komision pranë Presidentit, të ndërhyjë OBSH

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërthen në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se ai vazhdon me fshehjen, mashtrimin dhe manipulimin me të sëmurët dhe shpirtrat e vdekur!

Teksa publikon shifrat zyrtare të datës 7 shkurt, Berisha shprehet dy ditë më parë u regjistruan 390 raste të reja për 1 milion banorë, duke e renditur Shqipërinë në vendin me numrin më të lartë të rasteve në botë.

“Shqipëria të dielën me numrin më të lartë në botë të rasteve të reja, mbas Malit të Zi dhe Perusë! Pandemia merr dhenë! Dje u regjistruan 390 raste të reja për 1 milion banorë! Xhahili i Surrelit vazhdon me fshehjen, mashtrimin dhe manipulimin me të sëmurët dhe shpirtrat e vdekur! Miq, keqmenaxhimi i pandemisë nga Xhahili i Surrelit ka bërë që Shqipëria të regjistrojë rekordet botërore më të zeza në menaxhimin e saj. Kështu, numri i rasteve të reja me covid19 të dielën në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare ishte 1124 apo 390 raste për 1 milion banorë. Me gjithë testimin disa herë më të ulët të Shqipërisë, ky numër ishte shumë më i lartë se sa numri i rasteve të reja në Itali, Spanjë, Francë, Britani, Gjermani, Greqi, Turqi, SHBA, Brazil, Korea e Jugut, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, dhe se në çdo vend tjetër të planetit, përveç Malit të Zi dhe Perusë. Po kështu, shkurti ka filluar si muaj më i zi i pandemisë. Sipas shifrave zyrtare, java e parë e shkurtit ishte java më dramatike që nga fillimi i pandemisë. Në këtë javë u raportuan 88 vdekje spitalore, të cilat për shkak të fshehjes së vdekjeve nga Xhahili i Surrelit siç është faktuar, shprehin vetëm 1/5 e vdekjeve në tërësi. Po në javën e parë të shkurtit u njoftuan 7027 raste të reja me covid 19, por po të kemi parasysh se këto raste janë zbuluar me vetëm 3,9 testime për 1 rast dhe kjo vetëm me qëllim për të fshehur të vërtetën, numri i rasteve me covid19 javën e parë të shkurtit duhet të jetë jo më pak se 25-30 mijë raste. Vitin që kaloi Shqipëria me 6049 vdekje të tepërta zuri vendin e parë në botë pas Meksikës dhe Perusë në vdekjet e tepërta krahasuar me vdekjet në vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmërisë së përgjithshme të viteve 2015-2019, kurse tani Shqipëria doli në krye të listës botërore për numrin e rasteve ditore të të infektuarve. Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se vendi gjendet në një super-emergjencë kombëtare dhe po ecën pandalshëm drejt një tragjedie njerëzore të pa perjetuar ndonjëherë më parë. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera arritën të ulin ndjeshëm numrin e infektimeve dhe vdekjeve me masa parandaluese të para, të dyta dhe të treta. Xhahili i Surrelit ka vendosur të menaxhoje pandeminë me: fshehjen me disa herë të vdekshmërisë reale nga covid19; dhe ndalimin e vendosjes së shpalljeve për vdekjet në shtyllat e rrugëve; testimin sa më të kufizuar për uljen artificiale të rasteve të infektuara; vaksinim farsë, apo me pika! Para kësaj super-emergjenceje njerëzore kombëtare të paparë në asnjë vend të globit, përveç Malit të Zi dhe Perusë propozoj: 1- Krijimin e menjëhershëm të një komiteti kombëtar me fuqi ekzekutive për trajtimin e super-emergjencës së covid 19, i kryesuar nga Presidenti i Republikës; 2- Krijimin e një komisioni ekspertësh të shquar të pavarur, kombëtar dhe ndërkombëtar për të këshilluar Komitetin e Kombëtar të super-emergjencës së covid19. Ju bëj thirrje mjekëve në mbarë vendin që me vetëmohim përballen çdo orë me këtë armik të egër, të ngrenë zërin e ndërgjegjes se tyre profesionale kundër keqmenaxhimit të pandemisë nga Xhahili i Surrelit dhe një tufe puthadorësh të tij. U bëj thirrje mediave të pavarura, gazetarëve të tyre që bëjnë një punë vetëmohuese në informimin e vazhdueshëm të publikut, të hetojnë të dhënat e pandemisë së covid 19 në Shqipëri dhe t’i krahasojnë ato në botë dhe të denoncojnë qëndrimin absurd të papërgjegjshëm të Edvin Ramës ndaj saj. I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë, të mbikëqyrë situatën katastrofike që po zhvillohet në Shqipëri nga keqmenaxhimi dhe dalja jashtë çdo kontrolli e pandemisë së covid19.

Këtu më poshtë keni rastet e infeksioneve të reja ditore të dt: 7 shkurt në disa vende të rajonit, Europës dhe Botës, të nxjerra nga Worldmeter coronavirus:

Maqedonia e Veriut – 139. 69,5 për 1 milion banorë

Korea e Jugut – 372 raste apo 7 raste për 1 milion banorë

Serbia – 1529 raste apo 221 raste për 1 milion banorë

Austri – 1317 raste apo 150 raste për 1 milion banorë

Gjermania – 6400 raste apo 81 raste per 1 milion banorë

Italia – 11622 raste apo 194 raste për 1 milion banorë

Turqia – 6670 raste apo 81 raste për 1 milion banorë

Franca – 19700 raste apo 290 raste për 1 milion banorë

Mbretëria e Bashkuar – 15800 raste apo 239 raste për 1 milion banorë

Greqia – 733 raste apo 73 raste për 1 milion banorë

ShBA – 86835 raste apo 265 raste për 1 milion banorë

Irlanda – 1020 raste apo 255 raste për 1 milion banorë

Norvegjia – 119 raste apo 22,5 raste për 1 milion banorë

Republika Domenikane – 1250 raste apo 125 raste per 1 milion banorë

Mali i Zi – 488 raste për 1 milionë banorë

Brazili – 77475 apo 367 raste për 1 milion banorë

Meksika – 6065 raste apo 47,5 raste për 1 milion banorë

Peru – 13653 raste apo 427 raste për 1 milion banorë

SHKARKO APP