Pandemia në Durrës, Kuçi: Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por në kolaps total

Duke iu referuar situatës së përhapjes së frikshme të pandemisë së koronavirusit në Durrës, dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim e këtij qyteti përmes kryetares së saj, Kontjana Kuçi, deklaron se shëndetësia jo vetëm që nuk është falas, por është në kolaps total.

“Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por në kolaps total! Numri i të infektuarve dhe vdekjeve në shtim, më i madh se në kulmin e pandemisë. 3 jetë të humbura vetëm në orët e fundit në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pacientë që hidhen nga dritaret e spitaleve. Asnjë buxhet shtesë i alokuar për të përballuar pandeminë dhe për sistemin shëndetësor por vetëm miliona euro që shkojnë për tendera dhe PPP-të e oligarkëve të “Rilindjes.” Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se është shtuar me 8% më shumë numri i shqiptarëve që janë varfëruar edhe më tej për shkak të shpenzimeve shëndetësore duke i paguar shpenzimet nga xhepi i tyre. Është shtuar me 12% më shumë numri i familjeve që përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore. Një pjesë e madhe e stafit mjekësor në karantinë e shumë bluza të bardha kanë humbur edhe jetën. Shqipëria vendi me numrin më të ulët të testimeve në kontinent, ndërkohë me numrin më të madh të PPP-ve. Spitalet dhe qendrat shëndetësore nuk kanë as sapun e jo më tamponë apo pajisje mbrojtëse. Në vend që të shtojë testimet dhe të investojë më shumë në sistemin shëndetësor, të shtojë stafin mjekësor e madje të angazhojë edhe mjekët dhe infermierët jo aktiv, vendos orarin qesharak 22:00 – 06:00 për ndalimin e lëvizjes dhe zhvillimin e aktiviteteve.  Kjo qeveri nuk ka pasur e nuk ka asnjë strategji për menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri ka dështuar dhe me dështimin e saj ka rrezikuar jetën e shqiptarëve; rrënuar ekonominë e vendit; dhe ka zhvatur shqiptarët në ditët e tyre më të vështira”, deklaron kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.

Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por në kolaps total 🚨🛑
🚨 Numri i të infektuarve dhe vdekjeve në shtim, më i madh…

Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Martedì 10 novembre 2020

SHKARKO APP