Pandemia, Vasili: 120 mln euro dolën nga xhepat e shqiptarëve, 4 mijë receta janë rimbursuar nga shteti

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në një intervistë për Ora News ka treguar qëndrimin ndaj sigurisë dhe menaxhimit të pandemisë në vendin tonë.

Edhe në cilësinë e mjekut, Vasili ka thënë se në këtë situatë të krijuar prej pandemisë duhet të jemi vigjilentë, teksa shton se masat kufizuese të ndërmarrja nuk i kanë ulur shifrat e infektimeve.

Vasili: Është fakt i dalluar nga organizmat joqeveritare që mbi 120 milionë euro kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve. Më pak se 4 mijë receta janë rimbursuar nga shteti, pra 1 mijë herë. Në këtë mënyrë shumë masa nuk merren, shumë të sëmurë nuk trajtohen dot fare, shumë të tjerë nuk izolohen dot, shumë të tjerë nuk marrin dot mjekimin se kanë humbur shumë vendin e punës. Kur ti nuk jep dot asistencën në banesë, kur nuk rimbuson dot në banesë, atëherë sëmundja përhapet dhe të rroftë ty që mbyll njerëzit në orën 8. Të mbyllur kemi kaq kohë, shifrat nuk bien. A ka masa kufizuese gjëkundi?

Kemi parë Greqinë fqinje, ecuria në Kosovë për shkak të masave të marra, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi. Pra masat e marra, kombinuar me vaksinat kanë sjellë këtë gjë. Këtu bëhet propagandë. Çdo herë që vjen ndonjë kuti vaksine, del kryeministri. Kjo nuk është në protokoll, marrja e vaksinave është një rutinë që nuk ka të bëjë fare me drejtorë. Është një moment procedural ku njerëzit përgjegjës për vaksinimin tërheqin një material që shkon në vendin e duhur.

SHKARKO APP