Pandemia, Vasili: Rilindja nuk heq dorë nga mashtrimi me shifrat! Janë më shumë sot raste të reja se dje

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaron se qeveria nuk heq dorë nga mashtrimi me shifrat e pandemisë.

“Rilindja nuk heq dorë nga mashtrimi me shifrat e pandemisë!

Sot qeveria paraqiti 953 raste të reja të qytetarëve të infektuar me COVID.

Në dukje më pak se një ditë më parë, kur ishin 1124 raste të reja.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Sot testimet u ulën me rreth 20%.

Nga 4254 në 7 shkurt, pra një ditë më parë, në 3485 testime sot më 8 shkurt. Thënë më thjeshtë, 769 testime më pak.

Në rast se në 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndërsa sot në 8 shkurt përkundrazi ai është rritur ne 27.4%.

Pra rastet realisht jo vetëm nuk janë ulur, por përkundrazi janë rritur.

Rilindja nuk heq dorë nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo është kriminale, sepse bëhet fjalë për Pandemi, që merr jetë njerëzish”, shprehet Vasili.

SHKARKO APP