Papa Emeritus Benedikti i XVI, Presidenti Begaj: Figurë e rëndësishme për mbarë njerëzimin

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benedikti i XVI, në librin e hapur në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. Kreu i shtetit e ka cilësuar Papa Emeritus Benedikti i XVI, si një figurë të rëndësishme për mbarë njerëzimin.

Postimi i plotë

Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.

Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.

U prehtë në paqen e perjetshme!

SHKARKO APP