Papa Francesku: Nuk më ka shkuar në mendje të dorëhiqem

Mediat italiane kanë shkruar se Papa Francesku po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, pasi ai do të mbushë 85-vjeç më 17 dhjetor.

Por Papa Francesku e ka mohuar këtë gjë. Në një prononcim për mediat spanjolle, 84-vjeçari ka sqaruar zërat që lakuan mundësinë se ai mund të tërhiqej nga Selia e Shenjtë pas ndërhyrjes që bëri.

“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin. Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen! As që më shkon në mendje. Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq”- pohoi Papa.

SHKARKO APP