Papa kritika Europës: Emigrantët po i përdorni për propagandë politike

Papa Françesku në një vizitë zyrtare në Greqi, ka thënë se vendet Europiane po neglizhojnë emigrantët. Ai ka denoncuar sesi këto vende po i trajtojnë emigrantët, duke thënë se vendosin përpara interesit të tyre vetjak.

Teksa takoi dhjetëra azilkërkues në Lesbos, Papa tha se ata po përdoreshin për propagandë politike. Ai kritikoi edhe muret e ngritura nga Polonia dhe Hungaria për ndalimin e emigrantëve.

“Në Evropë ka nga ata që këmbëngulin ta trajtojnë problemin si një çështje që nuk i shqetëson ata, kjo është tragjike. Historia na mëson se interesi i ngushtë vetjak dhe nacionalizmi çojnë në pasoja katastrofike. Është e lehtë të ndikosh në opinionin publik duke futur frikën ndaj tjetrit. Duhen sulmuar shkaqet e largëta, jo njerëzit e varfër që paguajnë pasojat dhe madje përdoren për propagandë politike”, tha Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?