Papa thirrje rinisë: Duhet kurajo për t’u martuar, mos merrni rrugën e lehtë

Gjatë meshës me rastin e takimit botëror të familjeve, Ati i Shenjtë Papa Françesku ju drejtua rinisë duke i thënë se duhet kurajo për tu martuar, dhe se ata të mos marrin rrugën e lehtë.

“Në momente të vështira, që të gjitha familjet i kanë, mos merrni rrugën e lehtë, ndoshta për t’u kthyer te nëna juaj, por vazhdoni dhe rizbuloni dashurinë. Sepse dashuria familjare i shtyn fëmijët të fluturojnë, i mëson fëmijët të fluturojnë dhe i shtyn ata të fluturojnë.

Ajo nuk është posesive, është gjithmonë e lirë. Dhe pastaj në momente të vështira, në kriza, të gjitha familjet kanë krizë, ju lutem, mos merrni rrugën e lehtë, “do të kthehem te nëna ime”, jo, vazhdo me guxim. Do të ketë momente të vështira, vazhdoni gjithmonë”, shton Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?