Para elektorale për të blerë zgjedhjet në Lezhë dhe Mirditë

Qeveria “Rama” ka vendosur hapjen e dy tenderave për ndërtimin e rrugëve në Qarkun Lezhë, pak muaj para zgjedhjeve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur sot procedurën për rreth 500 milionë lekë të reja investime.

Fondi i parë prej 216 milionë lekësh të reja është për rikonstruksionin e rrugës Rrëshen-Fshati Sheshaj.

Ndërsa fondi i dytë prej 224 milionë lekësh është për fasadat e banesave pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës.  Ofertat për këto projektet nga kompanitë private duhet të dorëzohen brenda datës 10 tetor. Ndërkohë punimet duhet të kryhen brenda 9 dhe 12 muajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kohësh Lezha dhe Mirdita nuk kanë parë fonde investuese të tilla nga qeveria. Me afrimin e zgjedhjeve, kabineti “Rama” ka hapur thesin për të bindur qytetarët se meriton një mandat të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe pse tenderat janë publikë duhet parë dhe kush do të jetë kompania ose kompanitë fituese që do të marrin 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Më shumë se për banorët e zonës, tenderat mund të jenë qoka për biznesmenë të caktuar para fushate. /Koha Jonë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?