Paralajmërimi/Do ndëshkohen tregëtarët dhe farmacitë nëse abuzojnë me çmimet

Foto: Farmacitë në veri të Italisë njoftojnë se nuk ka më maska kirurgjikale

Kushdo drejtues automjeti që thyen rregullat e “shtetrrethimit” do të penalizohet deri në heqjen perfundimisht të patentës. Ndërsa shitësit të cilët abuzojnë me çmimet mund t’iu hiqet e drejta të ushtrojnë më këtë aktivitet. Këtë deklaroi kryeministri Rama, teksa i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për higjienën personale dhe familjare.

“Ky është fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë, dhe askush nuk e di sa do të zgjasë. Respektoni rregullat. Masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Për shembull kushdo që do të kapet në qarkullim në thyerje të rregullores të emergjencës, mund ta humbas patentën përfundimisht dhe të ndalohet disa vjet për të hyrë në kurs për ta rimarrë. Apo kushdo të luaj të zgjuarin me çmimet e ushqimeve e të barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën të tregëtojë ushqime e barna. Ka një sërë sanksionesh të reja që po përgatiten për të përballuar dezertorët e mundshëm”, deklaroi Rama në një dalje në mediat sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?