Paralajmërimi i Berishës: S’do të njohin kurrë një proces zgjedhor me vota të vjedhura

Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se partia e tij nuk do të njohë një proces zgjedhor të bazuar në votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës Edi Rama ndaj demokratët nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigja është vetëm një: Vetëm revolucion”, tha Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët.

Por “revolucionin” a do ta lejojnë amerikanët që ta bëjë?!

SHKARKO APP